Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka ngritur çështjen e mos pagesës së rrezikshmërisë së policëve në punë tash e katër muaj.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se kjo mospagesë tregon papërgjegjësinë e e Qeverisë ndaj policëve që për çdo ditë shkojnë në veri.
“Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...