Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si dhe Specialistin për Politika Sociale në UNICEF, Dren Rexha.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe shërbimeve për fëmijët dhe familjet, si dhe për drejtimet e përbashkëta në kuadër të Programit të UNICEF-it për periudhën 2026–2030.
Ministri Hoti theksoi rëndësinë e ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.
“Në fokus të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare është ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale, që i përgjigjet realisht nevojave të fëmijëve dhe familjeve, veçanërisht atyre më të cenueshme,” u shpreh ai.
Ai po ashtu falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e deritanishme, duke theksuar se bashkëpunimi i mëtejmë do të orientohet drejt rezultateve konkrete.
“Dakorduam që bashkëpunimi të fokusohet në rezultate konkrete dhe të matshme në terren,” shtoi Hoti.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin