Sot po shënohet 13 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ditë të madhe për kosovarët është duke u mbajtur manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në fjalimin e tij para ushtarëve të FSK-së, në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se ende mbetët shumë punë për të realizuar aspiratën për integrime euroatlantike.
“Sot festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve. Për t’i dhënë mundësinë këtyre djemve dhe vajzave në radhët e ushtrisë që forcon themelet e shtetit tonë”, tha Hoti.
Në shënimin e manifestimit qendror në Kazermën “Adem Jashari”, kanë marrë pjesë ambasadorë të vendeve të QUINT-it, ministri në detyrë Anton Quni, ish komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi dhe ish-ministri Agim Çeku.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...