Kryeministri në largim, Avdullah Hoti, ka komentuar shkuarjen në veri të Mitrovicës të kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, si dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Hoti tha se secili ka të drejt të lëviz në katër anët e Kosovës, por, nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të treguar sipas tij, gjëra të cilat nuk qëndrojnë, shkruan arbresh.info.
“Unë besoj se disa kauza, disa çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. Ai është territori i Kosovës pa asnjë dyshim, nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejt të lëviz në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të treguar gjëra të cilat nuk qëndrojnë”, është shprehur Hoti.
Ndryshe, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete dhe presidente nga kjo lëvizje, Vjosa Osmani, të shtunën kanë qëndruar në qytetin e Mitrovicës.
Ata madje kanë përshkuar në këmbë Urën e Ibrit për të dalë në pjesën e Mitrovicës së Veriut./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...