Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shkruar për takimin në Bruksel që do ta ketë nesër kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, përcjell Arbresh.info.
“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”, shkroi Hoti.
Hoti thotë se gjatë takimit të 14 shtatorit nuk bëhet fjalë të flitet për njohje pasi sipas tij Kurti ka hequr dorë nga njohja në Ohër.
“Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, përfundoi Hoti./Arbresh.info/
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një inspektor i IPK-s...
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...