Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjidhja më e mirë rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi do të ishte të gjendej një koncesus politik në vend.
“Ne po luajmë me izolimin e qytetarëve, dhe po humbin perspektivën. Politikat tona janë të gabueshme, ka kohë që në vend bëhen politika folkloriste. Rrezikohet edhe humbja e partnerëve serioz si SHBA-të”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.
“Duhet marrëveshje e brendshme. Para se të shkohet me Malin e Zi, duhet marrëveshje brenda, mos të bëjmë politika me sharki”.
“Ne duhet të ulemi të flasim, Gjykata Speciale, izolimi janë çështje të mëdha me të cilat nuk mund të lozet. Po shkelim vijën e kuqe. Unë nuk e njoh atdheun tim kështu, nuk e shoh kështu, ky nuk është atdheu im”.
Hoti ka thënë se shkarkimi i komisionit paraprak të demarkacionit që drejtohej nga Murat Meha, ka qenë gabim i madh.
“Po të isha ministër nuk do t’ia jepja votën Haradinajt për ta shkarkonte komisionin e që të futet në aventura të tilla. Katastrofal është edhe institucioni i Presidencës. Dua të them që çështja e shënjimit të kufirit është çështje brendashqiptare”.
“Çështjet e mëdha kërkojnë koncenzus, këto nuk janë çështje qefesh të dikujt”.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person