Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti zhvilloi sot një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës.
Kryeministrit Hoti tha se ndriçimi i fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është prioritet për Qeverinë, si dhe është ndër pikat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë. Ai nënvizoi se kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me të cilën Serbia obligohet të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive, transmeton arbresh.info
Hoti theksoi gatishmërinë e Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme në çdo formë, për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, duke nënvizuar se kjo çështje shumë e ndjeshme kërkon qasje serioze nga ana e institucioneve shtetërore.
Ai gjithashtu propozoi që takimet e këtij formati të jenë të rregullta, propozim ky i cili u mirëprit nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës./arbresh.info/
Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ek...
Hykmete Bajrami publikon disa prej profileve false që e sulm...
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipë...
Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtar...
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...