Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti konsideron se partitë politike duhet që sa më parë të bisedojnë dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve.
Në një intervistë për televizionin publik (RTK), Hoti ka thënë se opozita s’i ka numrat për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.
Megjithatë, sipas tij, ekzekutivi aktual është më i dobëti që ka pasur ndonjëherë Kosova që nga viti 99, transmeton Indeksonline
“Nuk i kemi 61 vota për mocionin. Lista Srpska ka shprehur vullnetin e tyre, sikurse partitë tjerë që kanë dhënë nënshkrimet. Në situatën në të cilën jemi është e udhës që sa më parë t’i kthehemi tryezave të partive politike për dakordimin e caktimit të datës së zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Hoti ka folur edhe rreth ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
“Ka disa ditë që është krijuar një situatë komplekse me dorëheqjen e kryetarëve të veriut. Nuk ka asnjë plan se ku shkojnë pas këtyre masave”, është shprehur ai.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...