Ministri në detyrë për Punë, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim që nga 1 shtatori, inspektimi nga ana e Inspektoratit Qendror të Punës do të kalojë në mënyrë plotësisht digjitale dhe njëkohësisht do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve.
Sipas Hotit mbikëqyrja me dronë do të mundësojë inspektimin e kantiereve dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë në punë.
12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës brenda shtatë muajve të këtij viti, përfshirë edhe rastin e së martës në Prishtinë.
“Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, kam marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale. Kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren. Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Hoti përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook.
Të martën një 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e rrëzimit të vinçit në një vendpunishte në Prishtinë. Një tjetër mbeti i lënduar. E si pasojë e rrëzimit të vinçit, para pak më shumë se një muaji edhe një person tjetër ka humbur jetën në Prizren.
Vetëm deri në muajin maj, shifra e të vdekurve në vendin e punës ishte 10 dhe kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Kjo u pasua me një aksion të gjerë të inspektimeve të realizuara nga Inspektorati Qendror i Punës e të ndërmarrë nga Ministria e Punës që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Andin Hoti.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...