Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e re me kabinetin qeveritarë të ri.
Kësaj here në krye me kryeministrin e ri Avdullah Hoti, raporton arbresh.info.
Hoti mbajti fjalimin e parë si kryeministër në mbledhje të qeverisë, para ministrave të rinj.
Ai tha se me qeverinë e re do të hapen rrugë për dialog, do të rregullohen raportet me miqtë e Kosovës e do të punohet në fusha të arsimit e shëndetësisë.
Pjeë nga fjalimi i Hotit:
” Dëshiroj të filloj më një falënderim të veçantë për stafin mjekësor në këtë kohë të pandemisë. Dëshiroj të përmend policët bizneset private ndërmarrjet publike që kanë pasur vështirësi në këtë kohë. Dëshiroj të shpreh ngushëllime për familjaret që humben jeten nga pandemia.
Do punojmë bashke më gjithë partneret e koalicionit duke vendos një diskurs të ri në skemën politike. Unë besoj në këtë ekip të shkëlqyeshëm dhe në programin Qeverisë.
Duhet të adresojmë menjëherë sfidat duke filluar nga pandemia.
Do të ndërtojmë një diskurs tjetër brenda Qeveris edhe në komunikim më opozitën e shoqërisë civile.
Do t’i kthehemi punës e jo retorikës së përditshme.
Do të jemi të hapur për të marruar vërejtje.
Prioritetet tona janë përveç zhvillimit ekonomik, marrja përsipër e procesit te dialogut, rregullimi i raporteve më miqtë e Kosovës, edhe fushat e tjera të arsimit e të shëndetësisë.
Kjo Qeveri për here të parë do të ketë program që merr parasysh nevojat që i kanë grupet e lëna anash”/arbresh.info/
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...