Koalicioni LDK-AKR-Alternativa sot ka vizituar qytetin e Lipjanit ku janë pritur nga qindra simpatizantë, shkruan arbresh.info
Para të pranishmëve ka folur kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ai tha se fitorja e LDK-së ka marrë hov në çdo komunë falë punës së palodhshme të aktivistëve të LDK-së.
“Në çdo komunë të Kosovës LDK-ja po merr përkrahje për fitore, ka qenë një përvojë e jashtë zakonshme për mua të takohem me qytetarë, për me u mbush me besë dhe shpresë, tani nuk ka asnjë dyshim ne do ë bëhemi gati për të filluar qeverisjen e vendit”, tha Hoti
Ai gjatë fjalimit ka përmendur edhe të arriturat e Presidentit Rugova gjatë kohës së okupimit.
“Në kohën e okupimit presidenti Rugova i dha shpresë popullit dhe qetësinë, ky koalicion ju garanton se ka për t’ju ofruar qetësinë e nevojshme në familje, në biznes, e shoqëri, ka me siguru besimin e nevojshëm, ne do të bëhemi bashkë me 11 qershor për ta festuar fitoren”, tha ai./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...