Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik.
Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, pasi që i falënderoi Kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për mobilizimin për fitoren e LDK-së, foli për qeverisjen e tij të deritanishme.
“Kemi dëshmuar model të qeverisjes. Pandemia ka qenë një sfidë shumë e madhe, por kemi riorganizuar komplet sistemin shëndetësor, kemi rritur numrin e mjekëve, infermierëve dhe specializantëve, kemi rritur numrin e testimeve dhe kemi ndërmarrë shumë veprime të tjera të domosdoshme për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.
Pandemia, përpos sfidave shëndetësore ka sjellë edhe probleme të shumta ekonomike. Por ne që nga dita e parë jemi mobilizuar për t’u dal në ndihmë përmes pakos ekonomike dhe ligjit për rimëkëmbje.
Pakoja jonë ekonomike, është ndër pakot më të mëdha në rajon”, nënvizoi Hoti.
Ai theksoi se, Juniku dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, do të përfitojnë nga programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse është program përmbajtësor që synon kthimin e normalitetit në çdo sferë të jetës./arbresh.info
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...