Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka uruar Qeverinë shqiptare për hapjen e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në BE-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti tha se me me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.”, ka shkruar ai.
Hoti ka përmendur edhe faktin se në dy vitet e fundit nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive.
“Në anën tjeter, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore.”, tha ai./Arbresh.info/
Ndryshe, Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Negociatat me BE-në, Rama: Hap historik për ne, nuk kemi plan B – Alternativat jashtë BE janë makthe
Një metodë interesante që uji të mos depërtojë në këpucët tu...
Kosova i reagon BE-së: S’ka asnjë marrëveshje që përcakton n...
Xuxi e këshillon Drilonin: Mos u fut në debat me banorët
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpi...
Arsenal triumfon ndaj Tottenham dhe ngjitet në vendin e dytë
Përplasen dy trena mallrash në Bullgari, dy të vdekur dhe di...