Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimeve për sulm fizik ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e ka luajtur ndaj ShF Arsenal. Sulmi ndaj Jasharit, sipas klubit, ishte i motivuar nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit ashkali.
Hoti ka shprehur mbështetjen e tij për futbollistin.
“Belgin, jemi me ty! Ky sulm nuk mund të heshtet – duhet të denohet ashpër. Talenti duhet të vlerësohet. Askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar për. Çdo formë racizmi duhet të zhduket. Në një sport që duhet të vlerësohet përkushtimi dhe cilësia, paragjykimi nuk ka vend. Koha është që trajnerët dhe klubet të zgjedhin jo sipas paragjykimeve, por sipas performancës. Belgin, puno fortë sepse përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për një talent sikur ti!”, ka shkruar Hoti.
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...
Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për fal...