Me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator 2020, ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se zbatimi i projekteve të mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje do t’i kishte dhënë Kosovës një rol strategjik në rajon dhe më gjerë.
Në një status në Facebook, Hoti e ka cilësuar marrëveshjen si një “arritje historike”, duke theksuar se ajo krijonte mundësi të jashtëzakonshme për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe për vendosjen e Kosovës në qendër të zhvillimeve ekonomike rajonale, përmes projekteve madhore në fushën e transportit dhe energjisë.
“Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore. Në aspektin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve dhe duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, tha ai.
Ai ka përmendur gjithashtu rëndësinë politike të marrëveshjes, që sipas tij solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën shumëvjeçare të mungesës së njohjeve ndërkombëtare dhe duke forcuar subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë, Hoti ka kritikuar institucionet aktuale për, siç e ka quajtur ai, “neglizhencën e qëllimshme” ndaj zbatimit të marrëveshjes.
“Për fatin e keq të Kosovës dhe të secilit qytetar, marrëveshja u neglizhua nga institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e vitit 2021. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme. Sot, pas pesë vitesh, të gjithë pa përjashtim janë të bindur për rëndësinë e saj strategjike, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare”, tha ai./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...