Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte.
“A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA’ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rrin. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK’ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti.
Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar.
“Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet. Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën”, ka thënë Hoti.
Tutje, Hoti thotë se marrëveshja e koalicionit ishte që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet.
“Pjesë e marrëveshjes së koalicionit është të hiqet tarifa dhe të zëvendësohet me masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk reflekton me heqjen e pengesave, thotë Hoti.
“Kërkesa ynë ka qenë të ulemi dhe të dakordohemi lidhur me çështjen e takës. Ne jemi qeveri dhe duhet konsensus që vendimet e qeverisë të merren së bashku. Besoj se duhet ulemi të bisedojmë”, shtoi Hoti./express/
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi