Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e buxheteve vjetore të tre viteve të fundit 2021, 2022 dhe 2023.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se janë shpenzuar në total 8.63 miliardë euro në këto tri buxhete, por sipas tij, nuk është bërë e qartë se ku janë harxhuar këto mjete, përcjell Arbresh.info.
Ai gjithashtu ka theksuar se pagat nuk janë rritur, dhe as policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë që ishin premtuar në shkurt të këtij viti.
Postimi i plotë:
Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?!
3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara.
8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë).
As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja.
Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...