Hoti kujton 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Rahovec

16:17 | 13 Maj 2023
Diellza Gashi

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka shkruar për  33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Rahovec.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se i kujton me mirënjohje e përulje ndaj gratë e burrat e Rahovecit, të cilën iu bashkuan Ibrahim Rugovës në rrugëtimin për Kosovën e lirë dhe të pavarur, shkruan Arbresh.info.

Ai ka thënë se të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës dhe jo i politikanëve mashtrues.

Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të punosh me atdhetarë dhe profesionist dhe jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe dhe me njerëz të paditur.

“Të jesh anëtar i LDK-së duhet të besosh në këto vlera me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60% e edhe kur bie në 12%. Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë”, tha ai./Arbresh.info/