Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë në detyrë të Ramush Haradinajt për punësimet e paligjshme, shkruan Gazeta Express.
Hoti përmes Facebook-ut ka shkruar se punësimet e paligjshme në kohë fushate janë abuzim i pastër me paranë publike.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon praktikën abuzive të koalicionit dhe Qeverisë në largim, për punësime të paligjshme në sektorin publik, në kohë fushate”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës po punëson militantë për përfitime politike në prag të zgjedhjeve.
“Informatat që vijnë nga institucionet dhe kompanitë publike tregojnë për punësime pa konkurs dhe pa kritere të qindra militantëve partiakë, me qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve”, ka shkruar Hoti.
Hoti iu ka bërë thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi