Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me simpatizantët e Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë : “koalicioni ynë po e frikëson koalicionin e natës, nga humbja e sigurt që do të pësojnë më 11 qershor.”
Më tej Hoti ka shtuar se bashkimi i partive të djathta, shoqërisë civile, grave dhe të rinjve do të rezultojë me fitoren e sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ky bashkim vlerash po i frikëson koalicionin e natës në humbjen e sigurt. LDK dhe partnerët e saj, do të korrin fitore të thellë për të mundësuar krijimin e shpejt të qeverisë dhe vazhdimin e projektit për zhvillimin e vendit, të cilin e ndërprenë ata që po kërkojnë ta vazhdojnë kapjen e shtetit”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sa herë kanë filluar punën në Kodrën e Trimave iu ka dalë mirë rezultati.
“Ne e kemi ndarë mendjen për të fituar në zgjedhje, sepse jam i sigurt se Lidhja Demokratike do të dalë e para, pasi që kemi përkrahjen tuaj. Nuk dyshoj fare në fitore sepse ne kemi përkrahjen e elektoratit për ta bërë Avdullah Hotin kryeministër të ardhshëm”, ka thënë Mustafa.
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, e përfshir...
Jashari pret në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatos...
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesa...
Plani i fundit i paqes ofron tërheqje të mundshme të Ukrainë...
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për dis...
Sallahu: Me Qeverinë Kurti 3 do të themelohet Prokuroria Spe...