Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar punën 100 ditëshin të Qeverisë ,raporton arbresh.info.
Ai gjatë këtij debati ka thënë se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime për marrjen me tema të mëdha.
“Koalicioni e ka nisur me premtime të mëdha si Formimi i Ushtrisë, kthimi i kufirit me Malin e Zi në Çakorr, liberalizimi i vizave për 90 ditë, zgjidhja e problemit për Trepçën, të cilat kanë mbetur vetëm fraza”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu ka përmendur edhe vendimet për faljen e borxheve, mos zbatimin e premtimit të Sindikatës së Arsimit, shfuqizimi i Gjykatës Speciale .
Sipas Hotit qeveria e LDK-së ka arritur disa marrëveshje të cilat kanë qenë të përfunduara si Termocentrali i Kosova e Re.
Hoti në fund ka thënë se kjo qeveri nuk di se edhe sa mund të udhëheq në proceset integruese.
Po ashtu ai ka bërë thirrje që pas ratifikimit të demarkacionit të dore hiqet kjo qeveri dhe vendi të shkon në zgjedhje të reja./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...