Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se lidhur me arrestimin e shtetasëve turq është e qartë se nuk janë respektuar procedurat ligjore për depërtimin e tyre.
“Ne si grup parlamentar nuk pajtohemi me këtë situat, kërkojmë përgjegjësi institucionale për struktutrën komanduese. Kryeministri i vendit nuk ka kontroll mbi qeverinë, mbi policinë. Është e qartë që Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e tij. Do të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit sepse shkarkimi i ministrit të brendshëm nuk është i mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Sipas Hotit kjo është skandaloze për shtetin e Kosovës.
“Nga sot institucionet e vendit hyjnë në një situatë të re. Ne duhet të ulemi të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, rrugë tjetër nuk ka. Kjo e sjell vendin para kolapsit, nuk është pritur”, ka thënë ai.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...