Hoti: Kemi planifikuar katër miliardë euro për investime publike

21:59 | 8 Shkurt 2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar partia e tij në këto zgjedhje ka program që do mundësojë investime publike.

“Ne po përgatitemi të futem në një program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar për dy vite, për të reformuar skemat pensionale dhe sociale. Për të reformuar borxhin publik dhe ndërmarrë një seri të reformave fiskale. Buxheti i vitit 201 është dakorduar edhe me ta”, ka thënë Hoti.

Hoti në KTV ka deklaruar se në kanë rreth katër miliardë euro ku do ndahen për investimet përkatëse.

“Programi jonë mundëson investime publike në katër vitet e ardhshme, rreth 4 miliardë euro. Prej të cilave, rreth 1 miliardë i kemi të dakorduara me Marrëveshjen me SHBA-në. Autostrada Prishtinë-Durrës, gazi nga Shkupi në Prishtinë, segmente të ndryshime në autostradë e të tjera”, ka thënë Hoti.

Hoti ka përmendur 700 milionë euro, duke thënë se janë dakorduar që këto të jenë investime për vitet 2021-2027 dhe ndërtimin e centralit për prodhimin e energjisë me burime të ripërtëritshme.

“Është duke ndodhur një investim në Shalë të Bajgorës, që shkon në mbi 100 milionë euro në 105 megavat”, ka thënë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara