Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka deklaruar se nuk është shumë optimist se Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai në T7 e përmendi edhe qëndrimin e Serbisë lidhur me marrëveshjen për targat.
“Ne e dimë që nesër është dita e fundit e afatit për targat e përkohshme që janë. Deklaratat e Serbisë në vazhdimësi dhe mospranimi i Serbisë edhe për marrëveshjen për targat, normalisht që nënkupton që aq më pak Serbia do të pranojë që të arrijë një marrëveshje me Kosovën për fatin e të pagjeturve”, tha ai.
Ai tregoi edhe për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel me palën serbe për çështjen e personave të zhdukur.
Hoti tregoi edhe kërkesat që i kanë parashtruar në këto takime.
“Ne e kemi trajtuar në Bruksel nga shtatori e në vazhdimësi çështjen e personave të zhdukur dhe krejt çfarë ne kemi kërkuar prej BE-së dhe Serbisë është e para që të kemi një garanci nga BE-ja që kjo çështje të mbyllet dhe të ketë një epilog. E dyta është që ne kemi kërkuar që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë”, deklaroi Hoti.
Më tutje, Hoti tha se është i bindur se Kosova dhe Serbia nuk do të arrijnë marrëveshje finale pa bërë paraprakisht marrëveshje për çështjen e personave të zhdukur.
“Jam shumë i bindur që Kosova dhe Serbia nuk do të kenë një marrëveshje të përgjithshme apo finale pa e pasur marrëveshjen për çështjen e personave të zhdukur”, tha ai.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...