Qeveria e Kosovës i ka ndarë 159 mijë euro për Garën Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, projekt i organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.
Më 22 dhe 23 qershor, mbi 2 mijë nxënës në të gjitha komunat e Kosovës morën pjesë në Garën Republikane për kreativitet kulturor dhe mendim kritik.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën në nivelin e shkollës janë shpallur 16,534 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.
Të gjithë fituesit e kësaj gare do të pajisen me certifikatë nga Qeveria, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
Për këtë garë, Qeveria ka marrë vendim lidhur me mjetet për realizimin e planit të veprimit,
Mjetet për realizimin e planit të veprimit për Garën Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për vitin 2019, me vendim që qeverisë janë ndarë nga këto organizata buxhetore.
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë 53 mijë e 300 euro për ndarje të bursave dhe për realizimin e aktiviteteve për kampe.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 53,300,00 për ndarjen e bursave dhe po ashtu realizimin e aktiviteteve nëpër kampe dhe Zyra e Kryeministrit 53,300,00 euro për pjesën e mbetur të aktiviteteve të parapara, transmeton Indeksonline.
Në total për këtë garë janë ndarë 159 mijë euro.
Grupet që i kanë përfshirë të gjitha kategoritë e konkurrimit në Garat Nacionale të KKMK janë Arti muzikor, arti pamor, hartim/poezi dhe ese hulumtuese, recitimi/teatër, debati.
Testi i garës së diturisë i mbajtur në nivelin e arsimit parauniversitar është konsideruar i dështuar nga drejtues shkollash, drejtorë komunalë e njohës të çështjeve të arsimit.
Ndonëse ka qenë i paraparë të mbahet në gjithë Kosovën, në disa shkolla ka dështuar realizimi i tij pasi testet nuk u ishin dërguar fare. Anëtarë të Komisionit parlamentar për arsim kanë paralajmëruar se do të kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria dhe ministri i Arsimit për organizimin e kësaj gare me shumë probleme
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit