Kryeministri, Avdullah Hoti, as pas takimit me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Rissi, në zyrën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk qartësoi nëse i kanë dhënë epilog ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.
Aktualisht ai po qëndron në ambientet e Manastirit, pa praninë e mediave, për të diskutuar kontestin për punimet në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, raporton arbresh.info.
Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ndalon ndërtimin e rrugëve magjistrale nëpër zona të tilla.
Në vitin 2014, Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë një rrugë nga Deçani për në Mal të Zi, e cila kalon përreth Zonës, duke ndjekur pjesërisht luginën e Loçanit, për tu lidhur me rrugën përgjatë lumit Lumbardh të Deçanit, në fund të Zonës Mbrojtëse.
Ky projekt është parë si zgjidhja më e mirë, sepse do të ishte plotësisht në pajtim me ligjin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, zbatimi i tij, do të zhvendoste trafikun e rënduar, jashtë zonës që parashikohet me ligj si një zonë me natyrë të qetë.
Rruga ekzistuese që kalon përmes Zonës, sipas përfaqësuesve të Manastirit të Deçanit, mund të përfundojë më vonë si një rrugë lokale, me gjerësi dhe kufi shpejtësie përkatëse për karakterin e saj, si edhe duke parashikuar ndalimin e trafikut të rënduar në të./arbresh.info/
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...