1239 nxënës fitues të nivelit shkollor, 156 të nivelit komunal ndërsa 12 fitues në nivel republikan, gjithsej 1405 fitues në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe në atë të Diturisë ka sot Komuna e Deçanit.
Në këtë komunë Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti mbajti takim me kryetarin, drejtorin dhe stafin e DKA-së dhe drejtorët e shkollave.
Koordinatorii Hoti falënderoi drejtorët e shkollave duke thënë se “Formësimi i programit është bërë falë punës dhe përkushtimit tuaj. Kjo garë gjithpërfshirëse ka nxjerrë në pah shpirtin garues dhe talentet e shumë nxënësve, ku angazhimi juaj ka bërë që sot 44,723 nxënës të mbajnë çertifikatat me krenari në sirtarët e tyre, si dëshmi për arritjet e tyre. Pa mbështetjen e kryetarit dhe të gjithë juve projekti i këtyre përmasave do të ishte i pamundur, por ju keni dëshmuar tashmë se jeni dashamirës të arsimimit të brezave të rinj”.
Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj u shpreh tejet i kënaqur me programin për rininë. “Komuna e Deçanit do të vazhdoj të mbështes gara të tilla, gara të cila nxisin nxënësit të japin më të mirën prej tyre. Të arriturat e tyre janë motivimi jonë. Të mbështesim nxënësit është detyrë e jona andaj angazhimi jonë padyshim që gjithmonë do të jetë maksimal”, tha Ramosaj.
Ndërsa Bekim Vishaj, drejtori DKA-së në Deçan theksoi rëndësinë e garës. “Programi Nacional për Rininë është një program i një rëndësie të lartë, ndërsa gjithëpërfshirja si elementi kryesor i kësaj gare është një vlerë e shtuar. Një garë e tillë ka qenë e nevojshme. Duke parë sukseset e nxënësve të komunës sonë është e padiskutueshme që do të vazhdojmë të punojmë me vullnetin më të lartë vetëm që nxnësit të vazhdojnë të na bëjnë krenar me rezultate të tilla”, tha Vishaj.
Falënderimin e tij, koordinaroti Hoti e shprehu duke ndarë mirënjohje për të gjithë drejtorët e kësaj komune si dhe stafin e angazhuar gjate garave. /arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...