Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, për ta uruar për marrjen e detyrës.
Peci ka thënë se në takim është diskutuar për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjes institucionale.
Ndaj vizitës së Osmanit ka pasur reagim nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Ai ka thënë se Osmani nuk përfaqëson unitet, por “favorizime e përçarje”.
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti në Facebook.
LEXO EDHE:
Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve
Osmani: E ftova Papa Leonin XIV për vizitë, shpresojmë për n...
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...