Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Vatikan ka zhvilluar edhe një takim me Papa Leonin XIV.
Sipas Osmanit, audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë.
Gjatë këtij takimi sipas Osmanit temë diskutimi ishte edhe roli i Kosovës në ndërtimin e paqes dhe harmonisë ndërfetare.
Postimi i plotë:
Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë.
Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë.
Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës.
Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën.
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë