Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.
“Është obligim i yni institucional dhe njerëzor që t’i vëmë në punë të gjithë mekanizmat e shtetit dhe të shoqërisë për të mbrojtur gruan dhe për ta ndihmuar atë, për t’u fuqizuar në shoqëri. Me të gjitha elementet shtetërore, përmes organeve të rendit e të ligjit duhet të jemi shumë efikas në rastet e dhunës ndaj grave ”, theksoi kryeministri Hoti.
I shoqëruar nga kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ambasadorja e Norvegjisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Kryeministri Hoti tha se me pjesëmarrjen në këto aktivitete po tregojmë përkushtimin e Qeverisë për të rritur vetëdijen e qytetarëve për këtë fenomen i cili duhet të çrrënjoset përfundimisht./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar