Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku Rama ka kritikuar raportin e rrejshëm të Dick Martyt dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi të cilat është ngritur Gjykata Speciale në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i saj, shkruan lajmi.net.
“Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti. /arbresh.info/
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...