Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se buxheti për vitin 2023 në terma real është rreth 2.5 miliardë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro.
Kjo marrë parasysh për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik.
“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).
Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka shkruar ai./arbresh.info/
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...