Hoti: Buxheti i Kosovës nuk ka mjete financiare për specialistët e Stomatologjisë

12:15 | 19 Prill 2019

Specializantët e Stomatologjisë sot kanë protestuar pranë Ministrinë e Shëndetësisë.

Arsyeja e kësaj proteste ishte mos punësimi në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore, shkruan Arbresh.info.

Para se të mbahej protesta një përfaqësuese e specializantëve të stomatologjisë dhe përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë, kanë mbajtur një takim lidhur me mos punësimin e tyre.

Pas këtij takimi, përfaqësuesi i këtij takimi, Faik Hoti u shpreh se Udhëzimi Administrativ lidhur me kujdesin parësor të kujdesit shëndetësor, të nivelit shëndetësor, pamundëson që në nivelin primar kryesisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare të ketë të punësuar Specializantë të Stomatologjisë.

Ministria e Shëndetësisë ka kohë që është duke trajtuar çështjen e specializantëve të stomatologjisë, mirëpo pamundësia që ata të inkuadrohen në institucionin e shëndetit publik ka qenë se për shkak se Udhëzimi Administrativ lidhur me kujdesin parësor të kujdesit shëndetësor, përkatësisht me mënyrën e organizimit, të nivelit shëndetësor, pamundëson që në nivelin primar kryesisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare të ketë të punësuar Specializantë të Stomatologjisë”, është shprehu përfaqësuesi i këtij takimi Faik Hoti.

Me këtë Udhëzim Administrativ, parashihet që i punësuari nga lëmia e stomatologjisë, aty do të jetë doktor i stomatologjisë.

Sipas tij ky udhëzim ka qenë, problem ligjor i cili ka pamundësuar që një numër i specializantëve të janë të pa punë të kenë mundësi të afrojnë shërbime shëndetësore edhe në kujdesin parësor të kujdesit shëndetësor.

Sot, grupi punues për ndryshimin e këtij Udhëzimi Administrativ, është duke e vazhduar punën, dhe ne presim që në përfundim të këtij  Udhëzimi Administrativ të hiqen këto pengesa ligjore dhe një numër i caktuar i specialistëve të stomatologjisë, pavarësisht drejtimit që ata kanë specializuar të kenë mundësi që të punojnë edhe në kujdesin parësor shëndetësor”, u shpreh Hoti.

Sa i përket grupit punues, ai përmendi edhe procesin e Udhëzimit Administrativ se në çfarë faza po kalon, shkruan Arbresh.info.

Grupet punuese kanë një dinamikë të punës ato së pari themelohen me një vendim të ministrit, pastaj e bëjnë draftin të cilin e konsultojnë me palët e interesuar që në këtë rast që padyshim do të jetë edhe komuniteti i Stomatologëve dhe pasi të merr miratimin të publikohet në Gazetën Zyrtare, e të bëhet publik, por presim që ai të kryhet sa më shpejt, e në këtë aspekt sigurisht që nuk do t’i zgjidh të gjitha problemet, por Ministria e Shëndetësisë në bazë të analizave që ka bërë në bazë të kontakteve që ka me kryetarët e komunave, dhe drejtorit komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ka vërejtur se disa komuna kanë interesim që në kuadër të kujdesit parësor t’i kenë edhe profilet e ndryshme të specialistëve të stomatologjisë, si angazhim për kujdesin në fushën e kujdesit oral”, ka thënë Hoti.

Hoti, përmendi që varësisht prej përgatitjes profesionale, një specialist kërkon edhe mjete financiare të cilat duhet të jenë në buxhetin e Kosovës.

Nuk do të thotë që gjithë mund të punësohen në komuna, apo në nivelin sekondar apo terciar, do të thotë që distribuimi i specialistëve duhet të bëhet në nivele të ndryshme të kujdesit, varësisht prej nevojave që i kanë institucionet, edhe varësisht prej përgatitjes profesionale, por me theks të veçantë kur një specialist kërkon edhe mjete financiare të cilat duhet të jenë në buxhetin e Kosovës”, u deklarua Faik Hoti.

Ai në fund u shpreh se, me udhëzimin në fuqi, ka qenë e pamundur që specialistët të stomatologjisë pavarësisht profilit tyre, të punësohen në kujdesin parësor shëndetësor, ku për këtë arsye po bëhet edhe ndryshimi i këtij udhëzimi, me të vetmin qëllim që edhe kujdesi parësor të ketë në kuadër të strukturës së vet profilet e caktuar të specialistëve të stomatologjisë, ku mund të ofrojnë kujdes për qytetarët e vet./Arbresh.info.

 

Hoti: Buxheti i Kosovës nuk ka mjete financiare për specialistët e Stomatologjisë

Hoti: Buxheti i Kosovës nuk ka mjete financiare për specialistët e StomatologjisëLEXO më shumë në www.arbresh.info

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 19 avril 2019

 

 

Lajmet më të lexuara