Ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike në një hotel në Prishtinë.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se pronari i hotelit kishte anashkaluar njëhsorin elektrik dhe po përdorte pajisjet hoteliere pa paguar për energjinë elektrike që shfrytëzonte.
Gjithashtu bëhet e ditur se pas verifikimeve dhe kalkulimeve nga KEDS, rezultoi se hoteli kishte vjedhur energji elektrike në vlerë prej 21,050.80 euro. Si masë e parë ligjore, pronari i hotelit është detyruar t’ia kthejë këtë shumë KEDS-it në kuadër të procedurës së “Rikthimit të Humbjeve”.
“Por kjo nuk është e gjitha. Vjedhja e energjisë elektrike është një vepër penale, dhe pronari i hotelit do të përballet me gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës. Sipas Kodit Penal të Kosovës, keqpërdorimi i energjisë cilësohet si vjedhje e shërbimeve dhe, sipas nenit 314, dënimi mund të shkojë deri në tre vjet burgim. Kjo ngjarje tregon se KEDS vazhdon të luftojë vjedhjet e energjisë dhe të ndëshkojë ata që abuzojnë me shërbimet e ofruara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s