Familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sot homazhe tek varrezat e të rënëve më 10 shkurt 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj në Prishtinë dhe Podujevë.
Homazhe janë bërë edhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë” ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore.
Me këtë rast Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të Vetëvendosjes së protestës së para dhjetë viteve.
Sipas tij qytetarët dolën pikërisht në këtë shesh ku u përballën dy palë, njëra që mbronte idealin e kombit për liri të plotë, kurse pala tjetër ishte makineria e pushtetit që shtypi me gjak, dhunë dhe brutalitet të paparë.
Konjufca tha se Vetëvendosje asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari të drejtën për Vetëvendojse./Arbresh.info.



Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...