Në përpjekjen për ta zgjidhur çështjen e Kosovës, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po flet për veriun e saj sikur ai të jetë praktikisht pjesë e Serbisë.
Kohë më parë, përkujton gazeta “danas” ai ka thënë se frikësohet se shqiptarët e Kosovës planifikojnë ta marrin veriun, ta pushtojnë dhe pastaj do të pasojë një dëbim i serbëve nga ky rajon.
Lidhur me këtë ka reaguar historianja serbe Dubravka Stojanovic.
“Qëkur Millosheviqi e shpalli fitoren ndaj NATO-s deri te deklaratat e tilla, po e vazhdon jetën fantazia më e pabesueshme, edhe pse të gjithë, nga përvoja më elementare e dinë se në Kosovë as që mund të shkohet. Por politikanët në pushtet s’e kanë problem të flasin broçkulla të tilla pasi që shoqëria në to pothuajse nuk reagon fare. Pra, ne kemi një si pakt heshtjeje dhe kjo është disfata jonë më e madhe”, ka thënë Stojanoviq.
Duke folur për kompromisin, ndarjen e mundshme ose mundësinë që veriu të marrë trajta të Republikës serbe në Bonjë e Hercegovinë, Stojanoviq tha: Këto janë vetëm forma të konfliktit të ngrirë. Po sikur ta ngrinim veriun e të presim, nuk e di çfarë… Ardhjen e rusëve. Kjo do të ishte Lufta e Tretë Botërore, të cilës do t’i gëzohemi… Në gjithë këtë nuk është i ngrirë konflikti i Kosovës, por është e ngrirë vetë Serbia… Kosova po shkon rrugës së vet, ka thënë ndër të tjera Stojanoviq.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...