Në një rrugë në Prishtinë afër njëra tjetrës gjenden tri xhami. Në gjithë Kosovën, është rasti i vetëm, që në një distancë kaq të afërt të jenë 3 xhami.
Ndërtimi i tyre në këtë afërsi, sipas studiuesit nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore Islame, Sami Isufi, atë botë ishte shkaku që në këtë zonë u themelua qyteti osman, raporton Klan Kosova.
E para që u ndërtua këtu ishte Xhamia e Çarshisë.
Veçantia e kësaj xhamie qëndron se 4 sulltanë u ndërruan deri në ndërtimin përfundimtar të saj, derisa forma aktuale daton që nga viti 1902, ani se tash së fundi po restaurohet.
E më pas në vitin 1460 u ndërtua Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut, apo e njohur si Xhamia e Madhe.
E pak më vonë nga dy xhamitë tjera erdhi edhe ndërtimi i xhamisë Jashar Pasha, që tash së fundi edhe u restaurua.
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...