Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot ka propozuar heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët që ishte nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Me këtë rast Zemaj tha se qytetarët që hynë nga pikat kufitare nuk do t’i nënshtrohen masave të vetizolimit për shtatë ditë.
Ai theksoi se në vend të kësaj ata do t’i nënshtrohen kontrollave të ekipeve mjekë në kufij.
I pari i Shëndetësisë shtoi se janë në pritje të protokolleve të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndër të tjera, Zemaj falënderoi mjekët, vullnetarët, policinë, doganierët, FSK-në dhe kryetarët e komunave për menaxhimin e situatës me pandeminë.
Propozimi i ministrit Zemaj u votua nga kabineti qeveritar.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/259436698715144/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...