Kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama, ka reaguar pas largimit të tabelave të ekspozitës që përmbanin pasaktësi lidhur me masakrat, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës.
Përmes një reagimi publik, Rama ka theksuar se miratimi dhe financimi i një përmbajtjeje të tillë është i papranueshëm, pasi sipas tij, cenon dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se një përmbajtje e tillë nuk ka vend në kryeqytet, duke insistuar që institucionet përgjegjëse të japin llogari për mënyrën se si është lejuar dhe mbështetur një ekspozitë e tillë.
Deklarata e Ramës vjen pasi tabelat e ekspozitës janë larguar, pas reagimeve të shumta në opinion publik për përmbajtjen e tyre.
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...
OVL e UÇK’së: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e ...
FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...