Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë nga Beogradi zyrtar që ta njohë de jure pavarësinë e Kosovës, si kusht për anëtarësim në union.
Ambasadori Hill ka theksuar se BE-ja po kërkon nga Serbia vetëm normalizimin e raporteve me Kosovën, raporton N1.
“Mendoj se ata kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill.
Diplomatit amerikan duke komentuar “Kuvendin Gjithëserb”, ka thënë se ishte ngjarje e madhe me folklor./rtk/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar