Ish-diplomati Christopher Hill duke folur për personat nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) me të cilët është takuar, tha se ata dëshironin që të realizohej pavarësia e Kosovës.
“Ata, domethënë personat me të cilët kemi biseduar ekzisitonte pikëpamja që nuk mund të negociohej me serbët dhe për rrjedhojë ajo se çfarë dëshironin ata të realizonin, ishe që të realizohej pavarësia dhe që ne t’i ndihmonim ata që të sigurohej kjo”, tha Hill.
Përveç kësaj, Christopher Hill tha se UÇK-ja ishte e interesuar që të punonte me SHBA-të, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ata ishin të interesuar që të punonin me SHBA-të sepse ata mendonin që SHBA-të ishin në pozitë që të realizoheshin objektivat e tyre që ishte pavarësia afatmesme për Kosovën”, shtoi Hill.
Ndërkaq, ai tha se iu krijua përshtypja që UÇK-ja nuk ishte e interesuar që të punonte me LDK-në dhe bënë çfarë munden në mënyrë që të prishej reputacioni i LDK-së.
“Në vend që vetë Rugova të ishte zëri i shqiptarëve të Kosovës, ata vetë donin që të ishin zëri i shqiptarëve të Kosovës”, tha ai, duke shtuar që ishte e vështirë që të ishin zëri i Kosovës persona që nuk njiheshin.
LEXO EDHE:
Hill: Isha skeptik për takimin Rugova-Millosheviq në Beograd
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...