Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me anë të aktgjykimit (C-I.-16-0003) të Kolegjit të Specializuar, më datë 20 qershor 2017, ka anuluar vendimin e AKP-së (Agjencisë Kosovare të Privatizimit) për inicimin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Qendra e Rinisë, shkruan arbresh.info.
“Gjykata ka mbajtur një dëgjim publik më 15 qershor të këtij viti. Paditësit janë kreditorë, të cilët në vitin 2012 kanë marrë një aktgjykim te formës së prerë duke i kompensuar ata për dëmin e shkaktuar pas zjarrit. E paditura NSH nuk i ka përdorur asetet në dispozicion për të paguar, por ka kërkuar të negociojë një zbritje, të cilën paditësit nuk e kanë pranuar,” thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës.
Në vitin 2016, AKP ka iniciuar likuidimin, shkruan arbresh.info.
Gjykata ka konkluduar se inicimi i likuidimit përbën një keqpërdorim të së drejtës procedurale, në dëm të paditësit. Aktgjykimi është marrë nga kolegji i instancës së parë, i përberë nga tre gjyqtarë.
“Aktgjykimi hyn ne fuqi menjëherë, por, kundër tij mund të paraqitet ankesë.”/arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...