Hetuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me kusht për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.
Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.
Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me kusht janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.
Më poshtë gjeni fotografitë e zarfeve, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.


Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...