Zyrtarët shtetërorë të cilët kanë tentuar ta fshehin pasurinë e tyre, duke mos e bërë publike për qytetarët, janë futur nën llupën e hetimeve.
Nëse Prokuroria e Shtetit gjen elemente të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave ndaj tyre mund të ushtrohen edhe kallëzime penale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Lista e gjatë e zyrtarëve publikë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit të caktuar kohor i ka kaluar Departamentit të Hetimeve pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Kështu ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Shaip Havolli.
Havolli në një prononcim për gazetën “Zëri” ka sqaruar edhe procedurat e mëtejme të ecurisë së hetimeve.
“Shumica e zyrtarëve që nuk kanë dhënë arsyetime nuk kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për arsyen pse e kanë vonuar deklarimin, kanë kaluar të gjitha rastet në Departament të Hetimeve. Prej listës së hetimeve ne i filtrojmë ata të cilët kanë dëshmi”, ka deklaruar udhëheqësi i Antikorrupsionit…
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...