Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur të hetojë procedimin e hetimit të “Aferës së fajdeve” nga ana e Policisë së Kosovës. Fakti që disa hetues policorë në dy raste të ndryshme hetimore janë marrë me hetimin e provave të njëjta me të dyshuarit e njëjtë për rastin e njëjtë, e ka shtyrë Inspektoratin Policorë të Kosovës që të fillojë hetime.
Mbledhjen e informatave për këtë rast e kanë nisur pasi që mediat e Grupit KOHA kanë shfaqur videot ku shihen dy nga protagonistët, tashmë të arrestuar, Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi, duke marrë para në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan sot Koha Ditore.
Nisjen e hetimit e ka konfirmuar për gazetën Inspektorati Policor përmes një përgjigjeje me shkrim. Ka thënë se fillimisht patën nisur hetimet për rast “rastësisht”, pasi kishin hasur duke u marrë në një rast tjetër.
“Inspektorati Policor i Kosovës gjatë hetimit të një rasti tjetër ka ardhur deri te informacioni se dy njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës janë duke trajtuar të njëjtin rast “, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Sipas këtij institucioni, informatat që i kanë mbledhur i kanë nisur për në Policinë e Kosovës për hetim procedural.
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...