Dy raste të vdekjeve po hetohen nga policia e Kosovës, njëri rast në Prishtinë e tjetri në Malishevë.
Rasti i parë që po hetohet nga policia ka të bëjë me vdekjen e një shtetasi të huaj në Prishtinë.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa një tjetër person sipas policisë është raportuar se është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, që pastaj me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“NN. Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!