Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë Veriore lidhur me një hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës.
Ajo këto komente i ka bërë në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.
“Mendoj që duhet të presim procesin në plotëni dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe kur përfundon ky rast, besoj se do të qartësohet. Mirëpo ne e kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar, dhe jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim. Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”, tha Osmani./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...