Analisti politik, Ramush Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të koordinohen me Bashkimin Evropian për heqjen praktike të kufirit Kosovë-Shqipëri, pas paralajmërimit se kjo do të ndodhë pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.
Tahiri ka thënë për “Epoka e re” se një veprim i tillë mund të sjellë probleme me BE-në, e cila kërkon kontrollin e menaxhuar të kufijve.
Sipas tij, nëse lehtësohet kalimi i kufirit në mes të dy vendeve, atëherë Kosova duhet ta forcojë kontrollin e kufirit me Serbinë.
Tahiri ka vlerësuar se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duhet të jenë më të shpeshta./Epoka e Re/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...