Ka hedhur votën e tij edhe kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.
Ai ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Ulpianë.
Abrashi ka thënë se vota është vula e demokracisë qytetare, për këtë ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë për të dhënë kontributin në forcimin e demokracisë.
“Unë sapo përmbusha obligimin tim qytetar si banor i Prishtinës. Vota është vula e demokracisë qytetare, andaj dilni e votoni, shfrytëzojeni kontributin tuaj direkt në forcimin e demokracisë. Për ju të rinj e të reja që votoni për herë të parë sot është dita kur në kutitë e votimit konfirmoni shpresën për zhvillimin e vendin tonë”, është shprehur Abrashi./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...