Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se asnjë luftëtarë i lirisë kurrë s’do të jetë vet, siç u shpreh ai, këtu dhe as në Hagë.
Ai gjithashtu tha se beson që festave do t’u shtohet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj jush, ju qëndroni përjetësisht si shtyllë e shtetit që kemi sot, asnjë luftëtarë i lirisë kurrë nuk do të jetë vet, as këtu dhe as në Hagë”.
“Besojmë fuqishëm se shumë shpejtë festave tona do t’u shtohet hijeshia edhe me presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacen Jakup, Rexhën dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre”, u shpreh tutje Hamza./Klankosova.tv.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...